Erza parakalon me flamurin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Buenos Aires

Xhudistja e re kosovare Erza Muminoviq ka parakaluar si bartëse e flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike për të rinj Buenos Aires 2018 në Argjentinë të dielën.
Erza do të garojë sot pas pak në kategorinë -44 kilogramë në sportin e xhudos.

Kampionia e Evropës për kadete, kategoria -44 kilogramë, e mësoi dje shortin, derisa është bartëse e grupit A.

Raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe në çerekfinale pret fituesen e duelit, Devi Thangjam (Indi), Yangchen Wangmo (Bhutan).

Garat e xhudos fillojnë në ora 15:00 me kohën tonë lokale, kurse në 10:00 me kohën lokale në Argjentinë.

Kujtojmë që Erza është e para në botë në renditjen e kategorisë -44 kilogramë dhe llogaritet favorite për të fituar medalje.

Sot garat i fillon edhe notarja, Melisa Zhdrella, e cila garon në disiplinën 50 metra bretkosë. Notarja jonë garat i nis në ora 14:00 me kohën tonë lokale, 09:00 me kohën lokale në Argjentinë.

SHPËRNDAJE