Erdoğan: Turqia do të marrë avionët F-35 herët ose vonë

Turqia do të marrë avionët luftarakë amerikanë F-35 herët ose vonë, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, duke riafirmuar qëndrimin se marrëveshja për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 është një marrëveshje e kryer, raporton Anadolu Agency (AA).

“Herët a vonë, ne do të pranojmë dërgesën e F-35, pajisjet e tyre, ndërsa edhe S-400 do të vijë në vendin tonë”, tha Erdoğan në një takim me të rinjtë në Stamboll.

“Nuk vjen absolutisht parasysh të bëjmë hap prapa në çështjen e sistemit S-400. Është një marrëveshje e kryer”, shtoi Erdoğan.

Tensionet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë rritur në muajt e fundit pasi Ankaraja do të fillojë të pranojë sistemin e avancuar raketor rus S-400, për të cilin Washingtoni ka thënë se do të rrezikojë rolin e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 dhe mund të nxisë Kongresin të miratojë sanksione.

Turqia vendosi të blejë sistemin S-400 në vitin 2017, pas përpjekjeve të dështuara për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore nga SHBA.