Erdoğan takim me homologun rus Putin para konferencës mbi Libinë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, takoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para konferencës së Berlinit mbi paqen në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të bashkëkryesojnë Konferencën e Berlinit, e cila synon një angazhim më të fortë nga fuqitë botërore dhe aktorët rajonalë për mosndërhyrjen në Libi dhe për të mbështetur armëpushimin dhe embargon e armëve të OKB-së.

Që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli, që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Më 12 janar, palët ndërluftuese në konfliktin libian njoftuan një armëpushim si përgjigje ndaj thirrjes së udhëheqësve të Turqisë dhe Rusisë.

Megjithatë, bisedimet për një marrëveshje të përhershme për armëpushim përfunduan pa marrëveshje të hënën pasi Khalifa Haftar, kreu i forcave jolegjitime në lindje të Libisë, u largua pa e nënshkruar marrëveshjen gjatë një takmi në Moskë.