Erdogan: Srebrenica, ngjarja më e turpshme në histori

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se gjenocidi në Srebrenicë është njëra nga ngjarjet më të turpshme në histori dhe ajo asnjëherë nuk duhet harruar.

“Gjenocidi në Srebrenicë, 8372. Nuk do të harrojmë ndjekësit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët që ua dorëzuan refugjatët vrasësve”, ka thënë Erdogan.