Erdoğan: Për dënimin me vdekje nuk vendos BE-ja por populli dhe Parlamenti turk

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll deklaroi se në udhëtimin si AK Parti që nga periudha e vitit 2002 dhe në përpjekjet në vazhdim pandërprerë kanë qenë të bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan më tej tha se “Kur ky staf është i bashkuar me popullin tonë ai ka besimin, zemrën, fuqinë dhe rezistencën të përballojë jo vetëm sulmet burokratike me projekte politike por edhe makineritë më moderne të luftës”.

Presidenti Erdoğan këtë e deklaroi gjatë një fjalimi në programin me temë “79 milionë nën një flamur” me rastin e Bajramit në qendrën e Kongreseve Haliç nga Fondacioni i Formacionit të Vullnetarëve të Turqisë (TGTV), ku presidenti turk shprehu urimet për Kurban Bajramin për të gjithë Stambollin, Turqinë dhe të gjithë botën islame.

“Herët apo vonë do ti bëjmë të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdhur”

“Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do ti bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tonë. Këta dëshmorë dhe veteranë nuk kanë luftuar së koti. Por, këta të ulët do të përgjigjen për këto”, tha Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me kreun e organizatës terroriste Fetullahçi (FETO) Fetullah Gylen, presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se “Ky njeri na qënka ‘imami i universit‘ na paskësh veprimtari në 170 vende…Ka imamë në kontinente, në Turqi ka imamë të Turqisë, në qytete imamë të qyteteve, në qeveri imamë për qeverinë dhe imamë në institucionet shtetërore, kjo është një llogari e madhe por llogaritë e tijë nuk u realizuan. Dhe tani janë shpërndarë dhe ikin largohen. Ata do të largohen dhe ne do ti ndjekim”.

“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin ti dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se ‘ju mbroni dënimin me vdekje‘. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Demokracia është vullneti i popullit, është qeverisja e popullit. Nëse populli këtë e kërkon dhe nëse parlamenti këtë e vendos ju nuk mund ta kundërshtoni këtë. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdoğan fjalën e tij e ka vazhduar duke thënë se: “Bashkë me të gjithë elementët e saj ne jemi të detyruar ta sjellim këtë organizatë terrorite të ashtëquajtur FETO në një situatë të tillë që ajo të mos tradhëtojë më popullin tonë. Ne këtë luftë e kemi ndërmarrë me të gjitha institucionet tona. Deri tani kemi përparuar shumë por kemi ende shumë për të bërë”, tha ai.