Erdogan nuk përjashton një takim me Assadin për Sirinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se nuk ishte plotësisht në kundërshtim me mundësinë e hapjes së një dialogu me qeverinë siriane.

“Dyert e politikës janë gjithnjë të hapura deri në momentin e fundit”, tha Erdogan për gazetarët pas një konference mbi çështjen e Sirisë në Rusi, sipas gazetës së përditshme turke “Hurriyet”.

Erdogan është një mbështetës i fortë i rebelëve sirianë dhe ka kërkuar vazhdimisht që presidenti, Bashar al-Assad të japë dorëheqjen, duke sugjeruar vendosjen e ushtrisë turke në Sirinë Veriore vitin e kaluar për t’i dhënë fund sundimit të liderit fqinj.

Kohët e fundit , Erdogan ka bërë të ditur se ai vazhdon të bëjë përgjegjës Assadin për vdekjen e të paktën 500 mijë personave në Siri.

Megjithatë, Turqia i është bashkuar Rusisë dhe Iranit, mbështetësve kryesorë të qeverisë së Damaskut, në një përpjekje të trefishtë për të pakësuar nivelin e dhunës në Siri.

Liderët e tre vendeve janë takuar këtë javë në Soçi, Rusi, ku presidenti Vladimir Putin paraqiti një marrëveshje për zhvillimin e një kongresi sirian për dialogun kombëtar që synonte hartimin e një kushtetute të re. /ATA/