Erdoğan: Jemi të vendosur të luftojmë kundër organizatave terroriste

Fotoreporter: Kayhan Özer/AA

WASHINGTON (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, deklaroi: “Paraqet një rëndësi të madhe vendosja e një solidariteti të përbashkët kundër të gjitha organizatave terroriste në rajonin tonë, kryesisht DEASH-it. Jemi të vendosur të luftojmë pa dallim kundër organizatave terroriste që kërcënojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk theksoi se është e papërshtatshme sipas mirëkuptimit global marrja në konsideratë e organizatës terroriste YPG/PYD.

“Në të ardhmen e rajonit tonë nuk ka vend për organizatat terroriste. Posaçërisht është e papërshtatshme sipas mirëkuptimit global që cilido shtet të marrë në kosnideratë organizatën terroriste YPG/PYD”, ka theksuar Erdoğan.