Erdogan ia kthen përgjigjen BE-së, dhe ajo është…

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar hapur sot Bashkimin Europian me flukse emigrantësh pas kritikave të Parlamentit Europian për operacionin që po zhvillon ushtria turke në rajonin e Afrinit në Siri.

“Ne jemi duke mbajtur 3.5 milion refugjatë tash e gjashtë vite. Ishit ju ata që na kërkuat të mos i hapim dyert dhe ne treguam sjellje humane, por ju nuk e dini se cfarë është humanizmi. Nëse ne hapim dyert për emigrantët që të vërshojnë përmes Turqisë në BE, ju s’do të gjeni vrimë ku të futeni”, tha Erdogan në një mesazh dërguar qytetarëve gjatë një tubimi.

Turqia është duke ndërmarrë e vetme clirimin e një pjese të rëndësishme të Sirisë, pasi ajo është pushtuar nga militantët kurd të PPK/YPG, të cilët veprojnë në Siri me pretendime territoriale. /MESAZHI/