Erdogan: Do të heq gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin

Presidenti i Turqisë, Erdogan dhe aleatët e tij qeverisës janë dakordësuar për heqjen e gjendjes së emergjencës në vend. Ky do të jetë dhe dekreti i parë i kreut të shtetit që sapo fitoi zgjedhjet. Gjendja e emergjencës gjendje në fuqi që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016-s.

Presidenti i Turqisë, i sapokonfirmuar në zgjedhjet e fundit, Rexhep Tajip Erdogan dhe partnerët në aleancën qeveritare kanë rënë dakord që të mos zgjasin gjendjen e emergjencës pasi periudha 3-mujore të përfundojë në Korrik. Kjo është bërë e ditur nga mediat proqeveritare në Turqi. Gjendja e emergjencës ka qenë në fuqi që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik të 2016-s dhe është zgjatur çdo 3 muaj. Erdogan premtoi këtë muaj se do ta hiqte nëse do të fitonte në zgjedhjet e 24 Qershorit. Dhe në këtë mënyrë ka filluar me mbajtjen e premtimeve.

Erdogan fitoi me 53% të votave të dielën në zgjedhjet presidenciale, duke zgjatur sundimin e tij deri në 2023, por tashmë me ndërrimin e fuqive ekzekutive që qytetarët e mbështetën në një referendum vitin e kaluar. Erdogan dhe partneri i tij i aleancës, udhëheqësi kombëtar i Partisë Nacionaliste MHP, Devlet Bahceli, mbajtën një takim. Burimet kanë thënë se Erdogan mund të japë disa poste të kabinetit për MHP, duke shpërblyer mbështetjen e tyre për Partinë e tij AK në parlament.

“Në bisedime u arrit marrëveshje për të mos zgjatur gjendjen e emergjencës”, shkruan gazeta Sabah pa dhënë detaje.

Qeveria e Ankarasë thotë se masat janë të nevojshme për të shmangur kërcënimet e sigurisë./abcnews.al