ERDOGAN DHE SERBIA

Eduart Thartori

ERDOGAN DHE SERBIA

Nga:  Eduart Thartori

Keto dite presidenti i Turqise z. Rexhep Tayip Erdogan, beri nje vizite pune ne Serbi. Ne fakt ajo ishte nje vizite rajonale, por spikati pikerisht kjo vizite dhe takimi i dy presidenteve (Erdogan dhe Dacic)

Aty u diskutuan marrdheniet e perbashketa tregetare dhe strategjike qe lidhin te dy vendet. Kjo per shqiptaret do te kalonte si cdo vizite tjeter e z. Erdogan sikur te mos ishte mes dy popujve (Shqiptaret dhe Sllavet) nje atmosfere urrejtjeje.

Shqiptaret e quajten Tradheti ndaj kombit “Vlla” sic e quajne Turqit kombin Shqiptar.

Por ne fakt ndryshe nga portalet mendjelehta, Politika nuk bazohet ne nxehtesi boshe te nacionalizmit.

Nga ana ime e shoh ndryshe viziten e Erdogan ne Serbi.

Nje marrdhenie e shkelqyer me Serbine dhe me Shqiptarine i hap rrugen Turqise qe te behet neser faktor per garantimin e paqes ne mes dy kombeve. Sic dihet Ballkani eshte gjithmone nje rajon konfliktesh dhe ne momente te ndryshme ka nevoje per doza qetesimi dhe ruajtje balancash.

TURQIA BEN ATE QE EUROPA KA DESHTUAR TA BEJE

Vendosja e Turqise ne mes te Rajonit te nxehte te Ballkanit, eshte edhe me tej nje pengues i forte i flakeve nacionaliste nga te dy kombet.

Nderkohe qe kete rol e mori persiper Europa (BE) edhe USA (edhe pse kjo e fundit ka te tjera impenjime). Ne te vertete Europa nuk eshte treguar e drejte ne ruajtjen e balancave.

Qe ne fillimet e saj moderne, Europa ka qene anti shqiptare dhe pro serbe, ne me te shumten e rasteve.

Kjo per arsye te interesave qe Europa ka me mbeshtetesit natyrale te sllaveve, (RUSINE).

Le te mos zhytemi shume ne historine e erret te tradhetive europiane, ndaj kombit autokton shqiptar. Por le te mjaftohemi me dy dekadat e fundit.

Nderkohe qe nga Serbia pret me Padurim qe ajo te avancoje ne rrugen drejt Integrimit europian, Shqiptaret i perbuz dhe i zvarrit cdo here qe ata perpiqen ti afrohen BE.

Nuk respekton datat e caktuara duke i shtyre vazhdimisht, deri ne pafundesi. U vendos kushte pas kushtesh shtese, derisa shqiptaret te lodhen se kerkuari aderim ne BE.

Serbine e pranon ne BE edhe pse ajo nuk ka kerkuar falje per genocidin ndaj Shqiptareve. Nga ana tjeter Ne Kosove ka ngritur Gjykaten Speciale, per te derrmuar perfundimisht dhe per ti shpallur kriminele, heronjte e UCK qe luftuan per Lirine e Kosoves.

Vec per nje liberalizim te padobishem te vizave (qe nuk prodhon asgje me shume se qindra azilante) i kushtezon copetimin e tokave shqiptare, per hater te sllaveve (Demarkacioni me Malin e Zi). E sa shume te tjera per te arritur deri ne kushtin e fundit per integrim, miratimin ligjor per mbrojtjen dhe Suportin e LGBT.. Dicka qe Serbet nuk do ta duronin kurre, edhe nese Europa do tu lutej.

Nga ana tjeter Turqia po mbush vakumin qe BE ka lene ne Rajon. Duke e shtuar pranine e saj pikerisht aty ne zemer te konflikteve.

VAKUMI I DREJTESISE SE BE, PO MBUSHET ME DREJTESINE DHE RUAJTJEN E BALANCAVE NGA SUPERFUQIA RAJONALE, TURQIA..

Nese tregon dicka, ky fenomen, tregon defaktorizimin e BE ne Ballkan dhe kthimin fuqishem te Faktorit Turk si garantues i paqes dhe zhvillimit. Ashtu sic ka qene per 5 shekujt e kaluar,

Para se Europa ta merrte per nje shekull dhe ta digjte Ballkanin neper luftera dhe padrejtesi. /MESAZHI/