Erdogan bisedë me Mbretin Saudit, po përpiqet ta “çlirojë” Katarin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka biseduar me mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe princin e ri të kurorës, dhe ranë dakord të rrisin përpjekjet për t’i dhënë fund tensionit me Katarin. Lajmin e bënë të ditur burimet nga zyra e Erdoganit.

Erdogan foli me udhëheqësit sauditë të mërkurën në mbrëmje me ç’rast “u arrit marrëveshje për të rritur përpjekjet për të dhënë fund tensionit në rajon”, thanë burimet e presidencës Turke.

Udhëheqësit  e dy vendeve gjithashtu theksuan vendosmërinë e tyre për të forcuar lidhjet turko-saudite, ndërsa Erdogan përgëzoi Mohammed bin Salman për postin e Princit të Kurorës.

Turqia ka ofruar mbështetje të fuqishme për Katarin pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipt dhe disa vende të tjera, kanë marrë masa padrejta për të izoluar Katarin, duke e akuzuar Dohan për gjoja se “financim të terrorizmit dhe nxitje të paqëndrueshmërisë në rajon”. Në anën tjetër, Katari mohon kategorikisht akuzat e mveshura. /MESAZHI/