Era e fortë në Tiranë, lëndohen 5 qytetarë

Era e fortë përfshiu ditën e djeshme zonën e Tiranës dhe të Durrësit. Për shkak stuhisë së fortë objekte të ndryshme kanë rënë nga pallatet dhe gjithashtu janë rrëzuar edhe pemë.

Diçka e tillë ka çuar që 5 qytetarë në Tiranë të lëndohen duke iu drejtuar më pas spitalit të Traumës për të marrë mjekim. Fatmirësisht lëndimet e tyre kanë qenë të lehta dhe pas marrjes së mjekimit të nevojshëm kanë dalë nga spitali.

Për shkak të erës së fortë, e cila arrit deri në 77 km/orë që përfshiu dje Tiranën u rrëzua pema e Krishtlindjeve në sheshin “Skënderbej” , një depozitë uji ka rënë nga një pallat të Komunën e Parisit dhe gjithashtu pati edhe pemë dhe tabela të rrëzuara./Opinion.al/