Epstein la testament për pasurinë 577 milion dollarëshe dy ditë para vetëvarjes

Jeffrey Epstein nënshkroi një testament dy ditë para se të vriste veten në qelinë e tij të burgut në New York, thonë raportet e mediave amerikane.

Autoritetet amerikane vlerësuan pasurinë e Epsteinit më shumë se 577 milion dollarë (475 milion euro) por nuk shënuan detaje të përfituesve të testamentit, raporton Associated Press.

Testamenti, detajet e të cilit u raportuan për herë të parë nga New York Post, i lë pasuritë e Epsteinit në besim të përfituesve anonim për publikun.

Epstein vdiq teksa ishte në pritje të gjykimit për trafik të qenieve njerëzore dhe akuza për komplot. Ekzaminuesi mjekësor në New York zbuloi se 66-vjeçari, trupi i të cilit u zbulua në 10 gusht, vdiq nga “vetëvrasja duke u varur”. Epstein rrezikonte të dënohej deri në 45 vjet burg. /tesheshi.com/