Enver Sekiraqa: Një milion euro mi kanë lypë para se me ma ngritë akuzën

Enver Sekiraqa, i cili akuzohet për nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të enjten, ka thënë se para se të ngrihej aktakuza kundër tij, atij ia kishin kërkuar një milion euro.

Një deklarim të tillë Sekiraqa, e ka bërë gjatë vazhdimit të mbrojtjes së tij, në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi ky rast është kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi.

Sipas tij, ky është një rast politik, për shkak se e kishin thirrur për t’iu ndihmuar me vota, e sipas tij, nëse ai do t’u kishte ndihmuar, nuk do të kishte pasur aktakuzë kundër tij.

“Unë kam me thonë, kjo është veç rast politik. Më kanë thirr të gjithë me ju ndiihmu në vota, s’kam shku mu ungj me ta, t’isha ulë me ta, unë edhe ti nuk ishim njoftu kurrë. As me ketë prokuror, kurrë se kisha pas një akuzë të tillë, as ti gjyqtar nuk m’kishe njoft. Krejt politika është mas kësaj pune. Një milion euro mi kanë lyp pa ma ngrit akuzën. Masi ma kanë ngrit apet mi kanë lyp, tash kanë ra në 300–400 mijë euro, e unë se kam nijet mi dhon as 30 euro për këtë punë. Provat janë, ndaqit mi pa, ja kam dhon edhe prokurorit paraprak. Krejt çka kam thonë krejt janë vërtetu pikë për pikë, shumica me dokumente, tjerat me seanca tjera”, ka thënë Sekiraqa.