Ëndrra thyhet në Plzen – Kosova përmbyset në Çeki, sytë kah Liga e Kombeve

Është shuar ëndrra e Kombëtares së Kosovës për të prekur Kampionatin Evropian, përmes kualifikueseve të Euro 2020.

Dardanët janë mposhtur në ‘Doosan Arena’ të Plzen, në një ndeshje ku u dominuan nga kundërshtari i tyre, Çekia, shkruan lajmi.net.Çekët shënuan fitore me rezultatin 2:1 para tifozëve të tyre, për të siguruar një biletë që i dërgon ata në Euro 2020.Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Atdhe Nuhiu, i cili realizoi në minutën e 50’, për rezultatin 0:1.

Vendësit reaguan fillimisht në minutën e 71’, kur Alex Kral lëshoi një goditje të saktë nga jashtë zonës, duke barazuar shifrat.Golin e dytë e realizoi përsëri Kral, pas vetëm 8 minutave, duke përmbysur ‘Djemtë e Vokrrit’.

Ky rezultat i siguron Çekisë biletën për Euro2020, pasi tashmë ata numërojnë 15 pikë, katër më shumë sesa Kosova, me një ndeshje të mbetur.Anglia prinë grupin me 18 pikë të grumbulluara. Kosova luan ndeshjen e radhës me Anglinë.