Emiratet ja teprojnë, 15 vite burgim nëse…

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë kërcënuar me dënim prej 15 vitesh burg, për secilin që do të shfaq simpati me Katarin, raporton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja shtetërore Albayan, ka cituar prokurorin e përgjithshëm të shtetit, Hamad al-Shamsi, të ketë thënë se shprehja e simpatisë ndaj Katarit ose kundërshtimi i vendimit për ndërprerje të marrëdhënieve me Dohan zyrtare përmes rrjeteve sociale ose në të shkruar, do të paraqes krim që mund të dënohet me 15 vite burg dhe gjobë prej 136.000 dollarë.

Të hënën, pesë vende arabe – Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jemeni, ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar Dohën për mbështetje të terrorizmit. Katari mohoi akuzat, duke thënë se masa ishte “e pajustifikuar” dhe se ka për qëllim të vendos kujdestari mbi këtë shtet të Gjirit.

Përshkallëzimi i fundit erdhi dy javë pasi ueb faqja e agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, dyshohet të ketë qenë e hakuar nga individë të panjohur të cilët thuhet se publikuan një deklaratë të rreme e cila i ishte atribuuar emirit Sheik Tamim Bin Hamad al-Thani.

Incidenti shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike midis Katarit dhe fqinjëve të tij, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite.