Emery ia thotë Mustafit: Mund të largohesh

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, u ka thënë futbollistëve Shkodran Mustafi dhe Mohamed Elneny që të largohen këtë muaj nga klubi për më të mirën e karrierës së tyre.

Asnjëri prej futbollistëve nuk janë paraqitur në dy ndeshjet e para hapëse të Premier League këtë sezon, ku trajneri spanjoll e ka pranuar publikisht se ka thënë Mustafit të është i lirë të largohet, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Por Emery ka konfirmuar se edhe Elneny mund të largohet. Kështu ai u ka thënë të dy futbollistëve se mund të gjejnë klubet e reja para se të mbyllet afati kalimtar më 2 shtator.

“Kemi disa lojtarë që e dinë situatën e tyre”.

“Për shembull, Elneny dhe Mustafi e dinë pozicionin e tyre në skuadër dhe unë vërtetë dua që ata të jenë të lumtur këtu, dua që të jenë protagonistë këtu”, ka thënë Emery.

“Vitin e kaluar me Mustafi dhe Mo, kur nuk luanin nuk ishin të lumtur. Kam folur me ta shumë herë edhe vjet edhe në përgatitjet parasezonale sivjet dhe mendoj se më e mira për ta është që të largohen dhe të nënshkruajnë për ndonjë klub ku mund të jenë protagonistë dhe të lumtur – ta vazhdojnë karrierën e tyre”.