Ekspertët e Qeverisë për matjen e territorit rikonfirmojnë, Kosova ka 10 mijë e 905.25m2

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot përmes zëdhënësit Tomor Qela konfirmuan përmes një konference për ditën e sotme si të fundit për konsultime lidhur me raportin për matjen e territorit.

Qela tha se ata ftojnë të gjithë personat që kanë kundërshtuar këtë proces që të vijnë në sallën e qeverisë ku janë ekspozuar materialet dhe ta nxjerrin një përfundim. Ai shtoi se Komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës.

Tomor Qela tha se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

Përndryshe, nga Komisioni u rikonfirmua edhe njëherë se territori i Kosovës është 10 mijë e 905.25 kilometra katror.