Ekipi i Milanit: Mendjen e kemi te vëllezërit dhe motrat në Shqipëri!

Ekipi i Milanit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur keqardhje dhe solidarizim me tragjedinë që ka prekur Shqipërinë.

Në postimin e tyre shkruhet:

“Në këto momente tragjike, mendjet i kemi te vëllezërit dhe motrat në Shqipëri që janë goditur nga një tërmet katastrofal. Bëhuni të fortë”, shkruhet në postimin e shoqëruar me ngjyrat kuq e zi, të cilat korrespondojnë jo vetëm me ngjyrat e shtetit shqiptar, por edhe me ato të klubit italian.