Ekipet e shpëtimit në Turqi flasin me telefon me të ngujuarit nën rrënoja

Në Elazig të Turqisë gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një termet i fuqishëm, nga i cili kanë vdekur 22 persona e 22 të tjerë besohet se ende janë të ngujuar.

Në një video të shpërndarë nga CNN-i turk, një anëtare e ekipit të shpëtimit flet në telefon me të ngujuarit nën rrënojat, transmeton Koha.net.

Ajo mundohet t’i qetësojë të ngujuarit dhe ndihmojë duke i sugjeruar se çfarë të bëjnë.

E ngujuara, e cila ka emrin Ajshe, thotë se është e ngujuar bashkë me familjen e saj.

Anëtarja e ekipit të shpëtimit i kërkon Ajshes që t’i thërrasë në emër anëtarët e tjerë të familjes dhe mos t’i lë të flenë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.