Egjipt: Zyrtarët e epokës Mubarak mund të kthehen në politikë

Anëtarët e parlamentit egjiptian u kanë bërë thirrje zyrtarëve të regjimit të përmbysur të presidentit Hosni Mubarak për t’u rikthyer në politikë.

Kjo ofertë vie në dritën e dështimit të vazhdueshëm të regjimit aktual të udhëhequr nga Presidenti Abdel Fattah Al-Sisi, raportojnë mediat në Egjipt.

Zëdhënësi i parlamentit Salah Hasaballah është ndër ata që po bëjnë thirrje për rikthimin e “njerëzve të Mubarakut”.

Ekspertët i shohin thirrjet si dëshmi të mjaftueshme të performancës së dobët politike, ekonomike dhe zhvillimore të Al-Sisit.

Zyrtarët e epokës Mubarak mund të lejohen të kthehen me kusht që ata të mos kërkojnë poste të caktuara në qeveri, thanë analistët, por Al-Sisi do ta pranonte kthimin e tyre sepse ata kanë një qëllim të përbashkët, thonë ata. /Mesazhi/