Egjipt, vriten 8 policë në një sulm të armatosur

Të paktën 8 policë e kanë humbur jetën në një sulm të armatosur ndaj një pike kontrolli në provincën e Sinait Verior në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Egjiptit, terroristët kanë sulmuar pikën e kontrollit në jug të qytetit Arish. Në përleshjen që ka ndodhur pas sulmit, janë vrarë 8 policë ndërsa 5 sulmues janë neutralizuar.

Ushtria egjiptiane dhe policia zhvillojnë operacione kundër, siç thonë “terroristëve dhe tekfiristëve” të cilët që nga shtatori 2013 në shumë provinca kanë kryer sulme, objektiv i të cilave kanë qenë forcat e sigurisë.

Në Sinai operojnë disa grupe të armatosura mes të cilave është dhe organizata Ensar Bejt el-Makdis, e cila në nëntor të vitit 2014 shpalli besnikëri ndaj DEASH-it dhe e ndërroi emrin e rajonit në Vilajeti i Sinait.