Egjipt, lirohet Hosni Mubarak

Një prokuror egjiptian urdhëroi lirimin e ish udheheqesit te vendit Hosni Mubarak, i cili sundoi Egjiptin për 30 vjet deri sa ai u rrëzua në vitin 2011 përmes nje revolucioni.

Urdheri i prokurorit ka hapur rrugën për lirimin e menjëhershëm të ish-presidentit nga spitali ushtarak në Kajro, ku ai e ka kaluar pjesën më të madhe të gjashtë viteve të fundit.

Lajmi i lirimit të Mubarak erdhi përmes avokatit të tij Farid el-Deeb, i cili tha në një intervistë televizive se Mubarak do të lirohet te martën ose të mërkurën. Pak orë më vonë, mediat shtetërore kanë raportuar se një prokuror ne Kajro ka urdhëruar lirimin e tij.

Lirimi i Mubarak ka ndodhur pas disa gjykimeve dhe rigjykimeve qe erdhen pasi vendi ra ne duart e ushtarakut Abel Fatah al Sisi, i cili permes nje grusht shteti ushtarak largoi presidnetin e pare te zgjedhur me votat e popullit, Muhamed Mursi.

Mubarak, i cili urdheroi vrasjen e qindra protestuesve demokratik ne pranveren e vitit 2011, fillimisht u denua me burgim te perjetshem, por apelet e njepasnjeshme e sollen deri ketu ish udheheqesin i cili per tri dekada ka rrenuar ekonomine e vendit. /MESAZHI/