Edi Reja vazhdon edhe katër vjet me Shqipërinë

Është arritur marrëveshja midis Edi Rejas dhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Bashkëpunimi mes Rejas dhe FSHF-së do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

I vetmi detaj që nuk po binin palët dakord ishte afati i kontratës, ku Reja kërkonte kontratë dy vjeçare, ndërsa Federata i ofronte atij një kontratë katër vjeçare.

Reja e mori kombëtaren pas shkarkimit të Cristian Panucci dhe në tetë ndeshje arriti që të grumbullonte 10 pikë.

Ai pritet që të fitojë 25 mijë euro në muaj, njofton Top Channel.

Kontrata e teknikut 74 vjeçar do të përfundojë në vitin 2024

SHPËRNDAJE