Edi Rama padit gazetarin gjerman për shpifje: Le të shohim kush ka të drejtë!

Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama e ka paditur në gjykatë gjermane, gazetarin e mediumit ‘Bild’, Peter Tiede.

Gazetari gjerman kohët e fundit ka publikuar disa përgjime duke akuzuar kryeministrin shqiptar siç thotë ai, për blerje të votave në Dibër, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka thënë se e ka paditur gazetarin në gjykatë gjermane, ku drejtësia nuk është lojë e hetimeve sekrete dhe se integriteti i njerëzve është i vlerësuar.

“Unë kam vendosur ta padisë këtë gazetar në gjykatë gjermane dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk është lojë e hetimeve sekrete dhe se dinjiteti i njerëze dhe i shteteve është i vlerësuar dhe se askush nuk mund ta minojë, le ta shohim kush ka të drejtë dhe kush është gabim në këtë storie të padrejtësisë.”, tha Rama në postimin e tij