Edi Rama: “Ndëshkim ekstrem për ata që u japin adoleshentëve pije alkoolike”

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Përveç ndalimit të alkoolit, adoleshentët do ta kenë të pamundur të shkojnë edhe në lokalet e natës. Kryeministri Edi Rama bëri me dije nga Kukësi se ligji për ndalimin e alkoolit do të shkojë në Parlament shumë shpejt, pasi sipas tij, situata ka shkuar në atë pikë sa nuk mund të tolerohet më.

Rama: Ligji do të shkojë në Parlament. Masat janë shumë të rënda dhe duke sanksionuar rëndë të gjithë lokalet që shkelin këtë ligj dhe që do të pranojnë të hyjnë në dyert e tyre gjatë orëve të mësimit pavarësisht nëse marrin apo nuk marrin alkool. Ndëshkimet do të jenë ekstreme. Pas mbylljes së pikave të basteve dhe lojërave të fatit, ana tjetër është mbrojtja e domosdoshme e adoleshentëve nga alkooli.

Gjërat kanë shkuar në një pikë që nuk mund të tolerohet më në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit. Do të ndalohet frekuentimi i adoleshentëve në klubet e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësuesve, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësisht. Masat do të jenë të rënda, që do të shkojë deri në mbylljen e lokaleve për një vit duke ua bërë të pamundur dhënien me qira të lokaleve.