Edhe sonte protesta kundër gjuhës shqipe, 45 ditë ndjellje urrejtje për shqiptarët

Edhe sonte kanë vazhduar protestat kundër gjuhës shqipe dhe ”Deklaratës së partive shqiptare” në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Protestat i organizojnë organizata të përafërta me OBRM-PDUKM-në e Nikolla Gruevskit.

”Jemi këtu para Qeverisë së Maqedonisë, ku nuk do të lejojmë deklaratën e partive shqiptare. Kemi ardhë për 45 ditë me radhë për të thënë se nuk do të lejojmë që të ndodh ndarja dhe federalizimi i shtetit. Për tu siguruar ne jemi rrugëvëve.” thonë protestuesit.