Edhe një trofe për Mustafin, Gjermania fiton Kupën e Konfederatave

Gjermania është shpallur kampion i Kupës së Konfederatave pasi që në finale mposhti Kilin me rezultat 1-0.

Golin e vetëm për kampionët e Botës e shënoi Lars Stindl në minutën e 20-të të ndeshjes.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

Ky është triumfi i parë i Gjermanisë në Kupën e Konfederatave, pasi që asnjëherë më parë nuk ka arritur ta fitojë.