Edhe një sulmues kërkon largimin nga Real Madrid (Foto)

Pas Alvaro Moratas, edhe një sulmues mund t’i largohet Real Madridit gjatë kësaj vere.

Sipas Diario Madridista, sulmuesi spanjoll, Lucas Vazquez është duke kërkuar largimin nga Real Madridi.

Vazquez nuk është zgjedhja e parë e Zinedine Zidanes, dhe po kërkon të gjej një klub ku mund të luajë rregullisht.

Diario Madridista shkruan se ish anëtari i Espanyolit po kërkohet nga Liverpool, Arsenal dhe Roma, përcjell Express.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid Vazquezin, apo do ta mbajë në skuadër të paktën edhe në sezonin e ri.