Edhe një ftesë nga Specialja, ish-ushtari i UÇK-së thirret si i dyshuar në Hagë

Selim Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, ka marrë sot ftesë nga Specialja.

Këtë e ka bërë të ditur vet Krasniqi përmes një postimi në Facebook, teksa ka treguar se ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.

Ai para prokurorëve të Hagës do të paraqitet më 6 shkurt.

Postimi i plotë pa ndëhyrje i tij:

Ne keto momente pranova ftesen nga zyra e prokuroris se specializuar, per tu paraqitur ne Hage me: 06 02 2020, ne cilesin e te dyshuarit! Krenar me luften e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjareve te mi dhe gjakun e derdhur per Liri. Lavdi gjithe te reneve per Liri.