Edhe Arbenit Xhemajli i bashkohet Kosovës U21

Arbenit Xhemajli ka shkëlqyer në debutimin e tij me Kosovën A.

Qendërmbrojtësi i talentuar bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj Gjibraltarit.

Por pas ndeshjes me Gjibraltarin, Xhemajli është larguar nga grumbullimi i Kosovës A.

Ai është rikthyer tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, ku do të përgatitet për ndeshjen e së martës ndaj Shqipërisë.

Kujtojmë që menjëherë pas ndeshjes ndaj Gjibraltarit, tek U21 ka shkuar edhe sulmuesi këmbëshpejtë Lirim Kastrati.