Edhe 530 vendvotime shkojnë në rinumërim

KQZ ka miratuar rekomandimet e QNR-së për rinumërim në 530 vendvotime.

Kësisoj pas vendimit të parë për rinumërim në 304 vendvotime, KQZ ka miratuar rinumërimin edhe të mbi 500 vendvotimeve tjera e që në total kap numrin e mbi 800 vendvotimeve me parregullsi, shkruan lajmi.net.

Nga QNR kanë dhënë arsyet për kërkesën e tyre, duke përmendur parregullsitë të cilat janë evidentuar në këto vendvotimeve.

Ndërkaq kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar që menjëherë pas mbledhjes të shkohet në procesin e rinumërimit.

Ajo ka kërkuar edhe nga Prokuroria që ta kryejë punën e saj, për parregullsitë e mundshme nga subjektet politike.

Daka tutje ka thënë se ky problem është gjithnjë ekzistent në zgjedhjet në Kosovë.