E tmerrshme në Australi: muslimanja shtatzënë sulmohet në mes të lokalit

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në Sidnej, kur një burrë rrahu brutalisht një grua muslimane e cila ishte shtatzënë. Ngjarja që ndodhi tri ditë më parë dhe që ka tronditur të gjithë shoqërinë australiane u krye nga nje 43-vjeçar me origjinë kroate. Viktima 31 vjeçare Rana Elasmar eshte jashte rrezikut per jete.

Pamjet e publikuara tregojnë gjithçka çfarë ka ndodhur. Ushtruesi i dhunës u është afruar dy grave muslimane të ulura në një tavolinë, ka nisur të debatojë me to duke i fyer për shkak të besimit.

Më pas nis të qëllojë brutalisht njërën prej tyre. Tashmë ai është në duar te drejtësisë në pritje të dënimit. Edhe më parë, 41-vjeçari ishte i njohur për policinë australiane si person me dosje penale.