E tmerrshme! Ashensori bie me 84 kate në Chicago

Disa njerëz të bllokuar në një ashensor në qytetin e Chicagos në Shtetet e Bashkuara menduan për një çast se po shkonin drejt…vdekjes!

Bëhet fjalë për 6 persona, ashensori – me të cilin po tentonin të zbrisnin, ra nga kati i 95-të deri në mes të 12-tit dhe të 11-it, ku edhe ndaloi fatmirësisht, në një nga qiellgërvishtëset e njohura dikur edhe si Qendra “John Hancock”, mëngjesin e kësaj të marte.

Ata i kishin shkruar shumë shpejt miqve jashtë ashensorit, të cilët njoftuan me shpejtësi shërbimet e emergjencave, të cilët i nxorën nga ashensori i rrëzuar pas afro 4 orësh përpjekjeje. Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e këputjes së njërit prej kabujve që mbante kabinën e ashensorit.

Grupi prej 6 personash po largoheshin nga një lokal në katin e 95-të të godinës, për të zbritur e dalë më pas jashtë. Deklaratat e tyre janë tronditëse, sikurse edhe rrëfimet e atyre jashtë që kishin dëgjuar ulërimat dhe trokitjet për ndihmë.

Ngjarja po hetohet tashmë për të mësuar shkaqet e rrëzimit të ashensorit./tch