E tmerroi Berlinin, por policia nuk pati çfarë ti bëjë (Foto)

Në gazetën më të madhe në Gjermani, Bild, e cila është po ashtu gazeta më e madhe në Europë, lajmi më i lexuar dhe më i kërkuar nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Në fakt bëhet fjalë për një makinë BMW X6, që u shfaq në rrugët e Berlinit. Ajo që i habiti të gjithë ishin gjurmët e gjakut që u gjendën në makinë. Policia e ka ndaluar pasi ka menduar se mund të ishte kryer ndonjë krim.

Por nguta ka rezultuar thjesht një “dekor” në makinë, e cila të jep idenë e gjakut që shpërndahet.

Policia nuk ka mundur të bëjë asgjë ndaj pronarit të makinës luksoze.