E thonë laikët: Adoleshentët me edukim fetar janë më të sigurt nga…

Adoleshentët e rritur në një mjedis fetar mund të kenë më pak gjasa të zhvillojnë abuzim me substanca narkotike, depresion dhe sjelljet te rrezikshme seksuale, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit që ndoqën të rinjtë për më shumë se një dekadë gjetën se pjesëmarrja në aktivitete fetare u shoqërua me një gamë të gjerë rezultatesh pozitive, sipas American Journal of Epidemiology.

“Ndikimet e edukimit fetar kanë efekte shumë pozitive në mbrojtjen kundër abuzimit të substancave dhe depresionit, si dhe duke kontribuar në nivelet më të larta të lumturisë dhe vullnetarizmit”, tha bashkëautori i studimit Tyler VanderWeele, John L. Loeb dhe Frances Lehman Loeb, Profesor i Epidemiologjisë në Shkollen e Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit.

Rezultatet janë në përputhje me gjetjet e nje studimi te publikuar muajin e kaluar, të cilat zbuluan se fëmijët kishin një rrezik më të ulët të vetëvrasjes nëse feja ishte e rëndësishme për ta dhe prindërit e tyre.

Studimi gjithashtu mbledh informacione mbi cilësinë e jetës shëndetësore, mirëqenien psikologjike, shëndetin mendor dhe sjelljet shëndetësore.

Studiuesit zbuluan se krahasuar me të tjerët, adoleshentët që u rritën në familje fetare kishin:

12 për qind kanë më pak gjasa të vuajnë nga depresioni
33 për qind kanë më pak gjasa të përdorin ilaçe të paligjshme
18 për qind kanë më shumë gjasa të raportojnë nivele të larta lumturie
87 për qind kanë më shumë gjasa që të kenë nivele të larta faljeje
30 për qind kanë më pak gjasa të fillojnë të hyjnë në marëdhënie intime në moshë të re
40 për qind kanë më pak të ngjarë të kenë STD
38 për qind kanë më shumë gjasa të vullnetarojnë në komunitetin e tyre
47 për qind kanë më shumë gjasa të kenë një ndjenjë misioni dhe qëllimi