E shtuna e La Ligas, në fushë Barça dhe Atletico

Këtë të shtunë në ekranin e Supersport nuk mungon as La Liga që vjen me 3 ndeshje emocionuese dhe shumë të bukura për t’u ndjekur. Gjithçka do të nisë me duelin e orës 13:00 atë mes Villareal dhe Valladolid një ndeshje të cilën nëndetsja e verdhë do të kërkojë ta fitojë.

Mbrëmja do të jetë akoma më interesante pasi fillimisht në orën 18:30 Atletico Madrid do të presë në shtëpi Celta Vigon në një ndeshje të cilën Los Colchoneros janë të detyruar ta fitojnë nëse duan të qëndrojnë përpara Realit dhe Barcelonës në renditje, shkruan supersport.al.

 Celta Vigo nuk është kundërshtari më i mirë i mundshëm në këto momente duke patur parasysh edhe lodhje e akumuluar në sfidën ndaj Juves në Champions League, megjithatë skjaudra e  Simeones e ka stofin për të marrë tre pikët sot. Në mbrëmje në orën 21:00 do të jetë radha e Barcelonës që pas Osasunës do të sfidojë një tjetër kundërshtar që vjen nga Segunda Division.

Në Estadio Nuevo Los Carmenes, blaugranat do të përballen me Granadan një skuadër që e ka nisur kampionatin dhe pas 4 javësh ka të njëjtën kuotë pikësh 7 sa edhe Barça. Megjithatë miqtë në këtë sfidë do kenë në sulm treshen atomike, me Messin e Suarez që pritet ta nisin sfidën si titullarë përkrah Griezmann.