Kudo që të ndodheni, nëse përdorni fjalën OK të gjithë do ta kuptojnë.
Gjithashtu, nëse pak kohë më parë ky term përdorej vetëm nga masat popullore, sot nuk është e çuditshme ta dëgjosh nga goja e kryetarëve të shteteve dhe ta lexosh në romanet më të mira.
Për disa, kjo fjalë lindi nga një gabim në gërmëzim. Në vitin 1839, në gazetën “Boston Morning Post” shfaqet për herë të parë fjala e shkurtër OK. Flitet për një personazh që thotë “o.k.” për shkurtimin e “all correct” (gjithçka e saktë). Shprehja në atë kohë, kur shumë pak mund të lexonin, u shkruajt gabim: “oll korrect”.
Por, në shumë vende të botës nuk janë të bindur për këtë. Në Greqi “ola kala” do të thotë “gjithçka mirë” dhe grekët zakonisht e shkurtojnë shprehjen në “ok”, ndërsa në Gjermani, “ohne korrektur” përkthehet “asnjë korrigjim”.