E papritur: Ylli i Realit drejt Dortmundit

Borussia e Dortmundit është duke bërë një merkato shumë të mirë deri tani, duke afruar në skuadër lojtarë të rinj dhe me shumë perspektivë.

Tashmë verdhezinjtë duan të bëjnë hapin e madh këtë verë duke sjellë në skuadër një emër “big” në arenën evropiane.

Në sajë të asaj që raporton “ESPN”, Dortmundi është duke vëzhguar me shumë kujdes Iskon e Realit të Madridit.

Mesfushori i avancuar spanjoll është një ndër më të mirët në rolin e vet dhe në Madrid nuk shihet më si titullar nga Zidani.

Dortmundi do të tentojë të bëjë goditjen e bujshme të kësaj merkatoje, edhe pse ngjan shumë e vështirë të ndodhi një gjë e tillë.