E papritur nga Kanadaja, ndalohet petku fetar në sektorin publik

Provinca kanadeze Kebek ka miratuar një ligj kontrovers ku ndalon punonjësit e sektorit publik të mbajnë simbolet fetare, përfshirë e petkun fetar gjatë punës. Vendimi ka shkaktuar protesta nga grupet për liritë civile dhe muslimanet.

Legjislacioni i quajtur Bill 21 i miratuar në provincën frankofone ndikon te punëtorët publikë në pozita si mësuesit, gjyqtarët dhe oficerët e policisë, por përjashton punonjësit e tanishëm qeveritarë dhe shërbyesit civil.

Nëse punëdhënësit nuk e zbatojnë ndalimin, ata do të përballen me masa të papërcaktuara “disiplinore”.

Për mësuesit e shkollave, vetëm ata që janë punësuar pas 28 marsit nuk do të lejohen të mbajnë simbole fetare. Megjithatë, nëse një mësues i punësuar para 28 marsit dëshiron të promovohet, ai ose ajo nuk do të lejohej të mbajë simbole fetare.

SHPËRNDAJE