E pabesueshme cfarë u bëjnë në shkollat gjermane fëmijëve hiperaktiv (Video)

Fëmijët hiperaktivë janë në rritje në Gjermani dhe disa shkolla kanë vendosur të adoptojnë një rregull mjaft kontavers, mbajtjen e një xhupi plot me rërë që i ndihmon të qëndrojnë në vend. Jeleku me peshë mes 1.5 deri 6 kilogram, parashihet se i ndalon ata të lëvizin, dhe u ndihmon të koncentrohen.

Përkrahësit e një mase të tillë sigurojnë që përfitimet janë të pamohueshme dhe sigurisht në të mira se ato të terapive me ilaçe. Por ekspertët paralajmërojnë: “Xhupat të kujtojnë këmishat e forcës që përdoren në spitalet psikiatrike dhe i bëjnë këta fëmijë të shihen dhe të ndihen ndryshe nga fëmijët e zakonshëm”.

Deri tani janë 200 shkolla gjermane që e kanë aprovuar këtë nismë. “Fëmijëve u pëlqen shumë dhe askush nuk detyrohet ta veshë. Madje, edhe kush nuk ka nevojë e dëshiron ta provojë, mundet ta bëjë dhe nuk është fare shenjë e margjinalizimit”, thotë për The Guardian, Gerhild de Wall që punon në një shkollë të Hamburgut, një nga të parët që ka përdorur këtë jelek.