E-maili skandaloz i Clintonit, ta shkatërrojmë Sirinë, ta shpëtojmë Izraelin

Pas publikimit të disa dokumenteve të kandidatit për president të ShBA-së, Donald Trump, ku tregohet se republikani nuk kishte paguar taksat për 18 vite radhazi, një tjetër publikim i bujshëm ka tronditur zgjedhjet presidenciale, por kësaj nga kampi i demokratëve.Një e-mail i zbuluar ditët e fundit ka treguar se Hillary Clinton udhezoi presidentin aktual, Barack Obama, si të orkestronte një luftë civile në Siri për tu shërbyer interesave gjeopolitike të Izraelit.“Mënyra më e mirë që të ndihmojme Izraelin të arrijë një marrëveshje me Iranin për çështjen e armëve bërthamore është nëpërmjet popullit të Sirisë për të rrëzuar regjimin e Bashar Assad” – shkruan Clinton në këtë email në kohën që ishte sekretare shteti.Dokumenti ka një gabim në datë pasi edhe pse thuhet se është dërguar në 31 dhjetor 2000, ai flet për negociatat e Stambollit të 2012-ës, gjë që do të thotë se është dërguar realisht në 31 dhjetor 2012 dhe është një prej të shumtëve të vjedhura nga llogaria e Clinton gjatë kohës që punonte si Sekretare e Shtetit.Ky dokument vërteton politikat e ndjekura nga SHBA për të rrëzuar Bashar al Asad me dhunë dhe kjo për të ndihmuar Izraelin. Sipas saj Izraeli duhet të jetë i vetmi vend i lindjes së mesme që duhet të ketë bombë bërthamore.“Programi bërthamor i Iranit dhe lufta civile në Siri duken si pa lidhje me njëra tjetrën por në fakt janë. Ajo që e shqetëson më shumë Izraelin, dhe që nuk ka mundësi ta shprehë është humbja e monopolit të armëve bërthamore. Nëse Izraeli e humb këtë monopol, bëhet i parrezikshëm për kundërshtarët në rajon. Nëse Irani prodhon armën bërthamore nuk e ka të vështirë të thërrasë aleatët e saj të Hezbollahut në Siri për të sulmuar Izraelin” – shkruan kandidatja aktuale për presidente.Emaili ka tronditur amerikanët pasi ka vërtetuar edhe njëherë si administrata Obama i “dha krahë”terrorizmit në Lindjen e Mesme vetëm me qëllimin për të mbrojtur Izraelin.