E habitshme, mësoni skuadrën që Mesi s’e ka mposhtur kurrë

Duket shaka, por në fakt është e vërtetë. Edhe një yll i futbollit, si është Lionel Mesi, që ka shënuar qindra gola dhe ka mposhtur këdo rival që ka pasur përballë, diku ka çaluar.

Ndonëse në karrierën e tij të shkëlqyer, Leo Mesi i ka mposhtur minimalisht të paktën një herë të gjithë kundërshtarët që ka pasur përballë, diku ka ngecur.

Bëhet fjalë për skuadrën Gramenet, ekip spanjoll që militon në ligën e dytë, e cila në vitin 2004-2005, mposhti në Kupën e Mbretit superformacionin katalanas me rezultatin 1-0.

Që prej asaj dite, fati nuk i ka vënë më përballë dy ekipet dhe, në këta 15 vite që Leo luan për Barcelonën, Gramenet, mbetet skuadra e vetme e pamposhtur nga golat e argjentinasit.

(BalkanWeb)