E drejta ime të analizojë sipas qejfit tim!

E drejta ime të analizojë sipas qejfit tim!

Kumtesa e Erdoganit

Nga: Husam el-Garajbeh

Për herë të parë ndjejë një rënie morale ngase Presidenti i Turqisë, Erdogani, nuk e ka ngopur kureshtjen tonë? Ai nuk ka dhënë detaje të mjaftueshme për vrasjen e Hashgaxhi por, ne mund të rishikojmë edhe një herë atë skenarë. Dhe me emocione të arrijmë të gjejmë se çka ka dashur secili shtet veç e veç nga ajo që ngjau.

Çka dëshiron Turqia;

1- Largimin e Muhamed bin Selmanit duke e zëvëndësuar me ndonjë personalitet tjetër që do ishte më i pranuar dhe me të cilin do mund të gjenin një gjuhë të përbashkët. E kjo pasi që ai ka kryesuar luftën kundër Turqisë, si në aspektin ekonomik po ashtu edhe në atë politik.

2- Triumfi ndaj çështjeve të lirive dhe të drejtave në arenën ndërkombëtare. E kjo do e fuqizonte vlerën e Turqisë në nivel botërorë, në përgjithësi dhe në atë Evropian në veçanti.

3- Hapja e një faqje të re me Ameriken. E kjo të shfrytëzohet në aspekt ekonomik si dhe në ekstradimin e Fet’hullah Gylenit në Turqi.

4- Shfrytëzimi i kësaj për pozicionimin e Turqisë ndaj çështjes së Sirisë.

5- Ndihmesa e Katarit për të dal nga embargo e vendeve të Gjirit dhe shkurtimi i kthetrave të Emirateve.

Çka dëshiron Saudia;

1- Dalja me dëme minimale nga ky skandal dhe përpjekja për të ruajtur pushtetin e al-Saudëve në Saudi. E kjo bie ndesh me aspiratën e parë të Turqisë.

2- Mos humbja e partneritetit amerikan.

3- Mbajtja e pushtetit vetëm nga Muhamed bin Selman duke mos u mbështetur as nga jashtë e as nga brenda.

Çka dëshiron Amerika;

1- Pengimin e anarkisë në Saudi, apo evitimin e çdo mundësie që të pushtohet nga kushdo tjetër (e një mundësi e tillë është jashtë çdo mundësie për momentin), apo infiltrimin e Evropës apo Rusisë në këtë çështje.

2- Ruajtja e imazhit etik të Amerikës sa i përket mbështetjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

3- Mos humbja e kanaleve të armatimit në Saudi.

4- Mos shfrytëzimi i kësaj situate nga Irani dhe pengimin e tij që të infiltrohet.

E ndërsa vendi im, Jordania;

1- Mbështetjen ekonomike dhe politike nga Saudia.

2- Rikthimin e pozitës së ndërmjetësuesit pasi që e di mirë rajonin dhe mundësitë e kyçjes në momentin e duhur.

3- Garancë për mosndërhyrje nga Saudia apo Emaratet në sigurinë e vendit dhe mos tejkalimin e vijave të kuqe.

Kumtesa e Erdoganit nuk ka përmbushë aspiratat e kurreshtjes së botës me detaje praktike. E duket se kjo është bërë me qëllim që të bëhet presion i vazhdueshëm ndaj Saudisë dhe Amerikës në përmbushjen e aspiratave të Turqisë.

Vizita e drejtoreshës së CIA-s, që i bëri Turqisë, mund të nënkuptohet si plotësim i partneritetit me Turqinë dhe lajmërimin e qëndrimit të Amerikës krahas Bin Selmanit. E po ashtu edhe vizita e mbretit të Jordanisë, Abdullahut të II-të, bërë Saudisë mund të ketë të njëjtin qëllim.

Unë personalisht pajtohem, e Zoti e bëftë mirë.