E bija e Trump çudit të gjithë, mbulohet me shami në “Shejh Zayed”

Ivanka Trump di si të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Momentalisht 38-vjeçarja ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në vigjilje të një takimi në kuadër të “Forumit Global të Grave”, forum ky ku Ivanka është ftuar në statusin e këshilltares sociale . Ndryshe nga herët e tjera ku në takime të këtyre përmasave, e bija e Trump është shfaqur me veshje ek`stravagante, këtë herë për të respektuar dhe vendin në të cilin ndodhej, Dubai me shumicë myslimane, ajo ka zgjedhur të mbulohet me shami.

Trump, shihet duke hyrë në Xhaminë e Madhe të “Shejh Zayed”. Komentuesit në rrjetet sociale kanë shfaqur mendime të larmishme në lidhje me këtë vendim. Një pjesë e tyre, e kanë kritikuar qëndrimin e saj dhe janë shprehur se duhet të hezitonte, por disa të tjerë e kanë përgëzuar për respektin e treguar në lidhje me kulturën dhe traditën e vendit ku ndodhej. Megjithatë disa komentues u shfaqën të shqetësuar në lidhje me kritikat që mund të japë Shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump në drejtim të bijës së tij.

“Çfarë do të thotë Donald?”, shkruan njëri prej tyre.