Dy tërmete të fuqishme brenda një minute lëkundin Shqipërinë

Vazhdojnë tërmetet në Shqipëri.

Një lëkundje e re sizmike sapo është regjistruar në vend.

Lëkundja është ndjerë jo pak, duke krijuar panik te qytetarët.

Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe me një thellësi 5 kilometra.

Tërmeti prej 4.3 shkallësh është regjistruar në Durrës, kurse tërmeti tjetër që pasoi një minutë më vonë, është regjistruar në Fushë Krujë me magnitudë prej 4.4 shkallë të Rihterit.

SHPËRNDAJE