Dy lojtarët e vetëm që nuk janë larguar nga Reali që nga koha e transferimit të CR7 në vitin 2009

Cristiano Ronaldo vendosi që t’i jap fund qëndrimit gati prej një dekade te Real Madrid, për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A.

Portugezi ishte transferuar te Real Madrid në verën e vitit 2009 nga Manchester United, për të qëndruar për nëntë vite në ‘Santiago Bernabeu’.

Për këto nëntë vite sa Ronaldo ka qëndruar te Real Madrid, gjërat kanë ndryshuar shumë, filluar edhe prej lojtarëve.

Nëse shikohen lojtarët që Ronaldo ka gjetur te Reali pas transferimit nga Unitedit, shohim se kësaj periudhe i kanë ‘rezistuar’ vetëm dy lojtarë, Sergio Ramos dhe Marcelo.

Ramos dhe Marcelo, janë të vetmit lojtar që kanë mbetur që nga koha e transferimit të Ronaldos për shumën rekorde prej 94 milionë euro në vitin 2009.

Adam Casillas, Dudek, Metzelder, Pepe, Higuain, Van Nistelrooy, Garay, Pellegrini, Lass Diarra, Raul, Guti, Gago, Drenthe, Van der Vaart, Robben, , Negredo, Huntelaar, Sneijder, Javi Garcia, Parejo, Miguel Torres, Heinze, Kaka, Benzema, Xabi Alonso, Albiol, Negredo, Granero dhe Arbeloa, janë lojtarët që Ronaldo ka gjetur atë verë te Real Madrid, me disa të larguar po atë afat kalimtar.