Dy komedianët rusë dyshohet se janë agjentë sekretë

Një dyshe humoristësh rusë, për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, kësaj here pati në shënjestër Maqedoninë e Veriut. Vladimir Kusnezov dhe Aleksej Stoljarov e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave ruse në telefon, duke i telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë në gusht 2018 bie zilja e telefonit të Zoran Zaevit. Një zë burri e përshëndet atë në anglisht me një theks europiano-lindor.

“Zoti president, Ju jeni??” pyet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që dikur quhej Republika e Maqedonisë.

“Po, unë jam. Shpresoj, që moti është i mirë në Maqedoni”, përgjigjet zëri.

Zaev mendon, se është duke folur me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Por në fakt ai flet me humoristët rusë, që e quajnë veten Vovan dhe Leksus e në të vërtetë janë Vladimir Kusnezov dhe Aleksel Stoljarov.

Pranker janë njerëzit, të cilët në telefon paraqiten si dikush tjetër për ta vënë në lojë bashkëbiseduesin. Kjo bisedë e regjistruar dhe dy telefonata të tjera me Zaevin, të regjistruara me gjasë në shkurt dhe prill 2019, të rusët i publikuan në youtube më 8 korrik.

Duke patur akses tek numrat e telefonit të politikanëve të nivelit të lartë, kjo shton dyshimet se ata mund të jenë pjesë e shërbimeve sekrete. Këtë dyshim e ka shprehur edhe Svjatoslav Zeholko, zëdhënësi i shtypit i presidentit Poroshenko.

Në vitin 2016 komedianët u përpoqën që “Nju York Times” të botonte një intervistë te rreme me Poroshenkon. Por reporterët e kësaj gazete pyetën zyrën e shtypit të presidentit dhe gënjeshtra doli në pah. Në atë kohë për këtë tentativë u akuzuan shërbimet sekrete ruse por komedianët mohuan gjithçka.

Fakt mbetet se dy rusët, me telefonatat e tyre ja arritën të krijojnë tension politik në Ballkan, veçanërisht mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi në biseda flitej për shkëmbimin e territoreve si dhe për interesat ruse në rajon.

Pre e telefonatave të komedianëve apo agjentëve të dyshuar rus nuk kanë rënë vetëm liderët e Ballkanit. Edhe figura të tjera të politikë, artit dhe sportit, kanë rënë në rrjetën e tyre./ Opinion.al