Dy gra vdesin e dy burra lëndohen në një vetaksindent në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Dy persona kanë vdekur nga një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se në këtë aksident ka qene i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.

“Lëndime të renda trupore kanë marrë katër persona ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe në vend ngjarje kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

“Vdekjen e viktimave: L.S. (femër) 23 vjeç dhe K. H (femër) 31 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje, ndërsa ngasësi i automjetit dhe një pasagjer tjetër janë dërguar në QKUK. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë më tej Ahmeti.