Dy dorëheqje nga FFK-ja

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha, zyrtarë të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

Kjo do të zyrtarizohet në konferencën që do të mbahet prej orës 17:00, bëjnë me dije burime të Kohës Ditore.

Haxhiu, që është edhe deputet i Kosovës, ka ushtruar postin e nënkryetarit, ndërsa Hoxha ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv.

Hoxha është deputet i LDK-së.

Besohet se dorëheqjet vijnë për shkak të përmbushjes së kritereve të FIFA-s që njerëzit me poste politike mos të jenë në federata të futbollit.